Sali Berisha zhvillon takimin e rradhës me Valbru Dagllas (02 Nëntor 1998)

Sali Berisha zhvillon takimin e rradhës me Valbru Dagllas (02 Nëntor 1998)

12:24 02/11/1998

Në ditën e dytë të vizitës së saj, sekretarja Përgjithshme e Lëvizjes  Paneuropiane Valbru Dagllas, ka zhvilluar një vizitë me kreun e Partisë  Demokratike në selinë blu ku lideri Berisha i ka bërë  një raport të shkurtër rreth situatës në vend që nga muaji Mars i vjetshëm e deri në Qershor. Kreu demokrat është shprehur se Opozita persekutohet dhe përjashtohet duke shkuar deri në aktin e vrasjeve të përfaqësuesve të saj. Rasti më flagrant është ai i vrasjes së Azem Hajdarit e cila shënon dhe kulmin e terrorit së qeverisë së koalicionit të majtë. Gjatë raportimit të tij, ai ka shprehur  zonjës Dagllas se Opozita është përjashtuar nga procesi kushtetues dhe Partia Socialiste do ta miratojë atë me 20 % të votuesve. Zonja Dagllas ka shprehur shqetësimet e saj për ndodhitë në vend dhe ka shtuar se Urupus i intereson që në Shqipëri të rikthehet demokracia e vërtetë dhe i ka dhënë mbështjen e plotë Berishës për krijimin e një demokracie perëndimore.

Pamje nga takimi Sali Berisha-Valbru Dagllas, Jozefina Topalli, Genc Pollo./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti

Të ngjashme
UKT