Ish zyrtari i lartë demokrat i Policisë së Shtetit Sali Shehu dhe anëtari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia, kanë humbur gjyqin për të fituar lirinë. Gjykata e Kasacionit vendosi që Sali Shehu dhe Ekrem Spahia të qëndrojnë në burg pa afat deri në përfundim të hetimit. Avokatët e Saliut dhe Spahisë nuk janë dakort me vendimin dhe do ta revokojnë atë.

Argumentat e tij kundër vendimit të Kasacionit i ka parashtruar dhe avokati i Sali Shehut i cili tha se në seancën e zhvilluar në Apel nuk ishte paraqitur asnjë provë që do të rëndonte mbi ish zyrtarin e policisë.

Dy mbrojtësit shtuan më tej se do ti drejtohen ish gjykatës kësaj rradhe për të kërkuar revokimin e masës së arrestit. Eqerem Spahia dhe Sali Shehu akuzohen për pjesëmarrjen në kryengritjen e armatosur gjatë trazirave të 14 shtatorit./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili