Nënkryetari i FRD-së, Sali Shehu ka sqaruar të gjithë dinamikën që ndodhi në zyrat e kësaj partie javën e kaluar, kur Presidenti Ilir Meta u përplas fizikisht me policët bashkiakë.

Në një lidhje telefonike për emisionin Opinion në Tv Klan, Sali Shehu ka shpjeguar se tabela e partisë është hequr pa të drejtë dhe më pas u ndëprenë zyrat në godinë.

Ai thotë se ka njoftuar të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, KQZ-në, ambasadat dhe organizata të tjera. Shehu theksoi se kur mbërriti Presidenti në zyrat e FRD pas thirrjes së tij, policët bashkiakë nuk hapën plotësisht derën për të kaluar kreu i shtetit.

Sali Shehu: Unë kam vajtur në zyrë si çdo ditë. Në orën 9 e gjysëm më telefonon një miku im, thotë nuk më lënë të hyj brenda. Kontaktoj policinë e Bashkisë i them pse e ke ndaluar më thotë kam urdhër me shkrim. Ke urdhër me shkrim? Jo nuk kam tha. Pas 5 minutash janë fikur dritat. Është hequr tabela e partisë në mënyrë të dhunshme pa asnjë akt administrativ. Ky ka qenë momenti kur kam njoftuar mediat, Bashkinë, Kryeministrin, Presidentin, KQZ, OSBE. Pas kësaj kam hartuar nëpërmjet telefonit një deklaratë për shtyp të cilën e kam dhënë para derës së selisë së FRD. Më datën 3 ose 4 menjëherë pasi kam nënshkruar marrëveshjen me PD, mbledhjn e asamblesë në seli, ka ardhur një shkresë e paidentifkuar, pa autoritet shtetëror. Kam tentuar të kontaktoj me Erion Veliaj, nuk ma ka hapur telefonin. I kam shkruar në WhatsApp. Më telefonon Presidenti në Whatsapp me kamera. Ç’po ndodh aty thotë? Ka ardhur për 5 minuta atje, më ka pyetur si është situata dhe më ka thënë të ngjitemi lart të bisedojmë. Kanë qenë 10 policë bashkie kanë penguar derën. Në momentin që tentuam të hyjmë me Presidenitn, stafi shoqërues i Presidentit i ka rënë derës që ta hapnin. Kanë hapur vetëm njërën portë. Kemi hyrë shtrënguar unë dhe Presidenti. Pse nuk e bllokuan derën kur erdhi atje kryetari i Partisë Demokratike?

Nënkryetari i Bashkisë Tiranës: Z.Shehu nuk e ka penguar askush të aksesojë në zyrën e tij. Paskemi bërë gabim që nuk kemi hapur të dyja kanatet e dyerve, kemi hapur një kanat.

Sali Shehu: Sigurisht që duhet t’i hapësh, e ke detyrim ligjor.  /tvklan.al