Sipas ish-deputetit Ervin Salianji, prova e vetme që ka prokuroria ndaj tij është Alfred Alizoti. Ish-deputeti u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se nuk ka pasur asnjëherë kontakt me këtë person.

Ai solli këtë të enjte disa detaje të tjera rreth Alizotit, për të cilin prokuroria në pretencë kërkon ndaj tij 3 vite burg.  Sipas Salianjit, Alizoti është dënuar më parë për vepra të ndryshme penale dhe është informator i Policisë së Shtetit.

“Prova kryesore është Alfred Alizoti i arrestuar 5 herë më parë dhe shërbyes, informator i Policisë së Shtetit. Ka pesë dënime të ndryshme. Për mashtrim siç po mashtron tani, për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Është dënuar nga 91-shi deri më sot. Është njeri problematik. Këta kanë gjetur një njeri që siç thoshte 200 mijë euro për mua thoshte edhe për Taulant Ballën dhe Ard Veliun. Pse ky person qenka i besueshëm kur thotë një budallallëk për mua dhe nuk qenka i besueshëm kur thotë për ata të tjerët. Këtu është ngritur akuza. Edhe diktatura kur ngrinte akuza kërkonte dy dëshmitarë. Këta kanë një dëshmitar të diskretituar”, tha Salianji. /tvklan.al