Ervin Salianji akuzoi Kryeministrin Edi Rama për ndëshkimin që ai mori nga Gjykata e Apelit. Në një reagim përgjigje për kreun e Qeverisë, deputeti demokrat shprehet se ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrike e bind dhe më shumë që ka pasur të drejtë.

“Dënohem se denoncova vëllain e Ministrit të Brendshëm. Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish-përfaqesues i PS në KQZ që e shiti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykatën e Lartë! Nëse ky nuk është akt politik, çfarë mund të jetë tjetër! Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në mënyrë tinzare e korruptive”.

Salianji tha se nuk është penduar për denoncimin që ka bërë.

“1 mijë herë do ta bëja prapë denoncimin që kam bërë. Se kjo është korsia që kam ndjekur e do të ndjek deri në fund të aktivizimit tim publik e politik, kundër krimit e korrupsionit.”

Më tej në reagimin e tij Salianji thekson se është i pari politikan që dënohet se ka mbrojtur interesin publik, ndërsa thotë se opozitës i dhanë burg për shpifje. Deputeti demokrat u kërkon ndjesë familjarëve dhe mijëra demokratëve të shqetësuar.

“E vetmja ndjesë, keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar  atyre e mijëra demokratëve, i detyrohem! Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim! Ne do ja dalim.”

Menjëherë pas vendimit të dhënë nga Apeli, Salianji iu drejtua selisë së PD-së ku qëndroi bashkë me kolegët për një orë.

Më pas ai shkoi në shtëpinë e tij, por rrugës kaloi para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Gjykata në vendimin e saj i ka dhënë afat deputetit të vetëdorëzohet. Vetëm nëse nuk ka një iniciativë personale nga Salianji atëherë ekzekutohet vendimi i gjykatës.

Pas vendimit të formës së prerë Partia Demokratike duhet të zëvendësojë Salianjin, i cili është edhe i deleguar politik i qarkut të Elbasanit. Ndërsa mandantin e tij si deputet pritet ta marrë sipas listës së Korçës, Andrea Mano.

Klan News