Me të përfunduar prononcimin për mediat para gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Salianji shkoi në selinë e Partisë Demokratike bashkë me grupin e deputetëve të PD-së që e shoqëruan gjatë seancës gjyqësore.

Për gati një ore, Kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi dhe grupin i deputetëve, mes të cilëve edhe Salianji shkëmbyen ide për reagimin politik që do të ndjekin pas vendimin për dënimin me një vit burg të kolegut të tyre.

Teksa Bardhi ishte duke folur për mediat, Salianji u largua nga selia me automjetin e tij, i pashoqëruar me njeri.

Brenda pak minutash ai u pa të kalonte para drejtorisë së policisë së Tiranës, jo për tu vetëdorëzuar, por për të shkuar drejt banesës së tij.

Deputeti i Partisë Demokratike është në pritje të ekzekutimit të vendimit të gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm.

Klan News