Deputeti Salianji deklaroi nga selia blu se ai i ka mbledhur të gjitha provat për të dorëzuar në SPAK kallëzimin për hetim pasuror për ish ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ervin Salianji, deputet i PD: Kam firmosur në emër të grupit parlamentar të PD-së bashkë me kryetarin e grupit kërkesën për të fillimin e hetimit pasuror ndaj shtetasit Fatmir Xhafaj me detyrë deputet i Kuvendit të Shqipërisë drejt Altin Dumanit drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot unë jam një i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Edi Ramës. Pse Edi Rama u detyrua dje të komentonte një vendim gjyqësor? Ju e dini qytetarët e dinë, në çdo deklarim të tij të mëparshëm për çdo proces gjyqësor që ka ndodhur në republikë ka thënë që unë nuk komentoj vendimet e gjykatave.

Ai u pretoi gazetareve se do bëjë fushatë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut duke gjetur të gjitha format e komunikimit për të kontaktuar elektoratin.

Ervin Salianji, deputet i PD: Kam mjetet e komunikimit, lejohet në letrat nga burgu, pra do shkruaj do gjej format e komunikimit. Pa diskutim që izolimin tim e kanë bërë edhe për një arsye tjetër, nuk është kjo forma ime e parapëlqyer e komunikimit. Kam denoncuar me emër dhe mbiemër çdo grup famëkeq kriminal në këtë vend, çdo bandit, çdo ministër të korruptuar, çdo zyrtar që u bie në qafë qytetarëve kudo ku ka qenë problemi, ky është krimi që kam bërë unë dhe do të vazhdoj të bëj.

Salianji hodhi poshtë vendimet e prokurorisë ndërkohë që drejtoi akuza ndaj Ramës dhe Xhafajt.

Ervin Salianji, deputet i PD: Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë nuk bëri hetim penal për trafik ndërkombëtar droge, duke e lënë trafikantin e drogës të largohej nga Shqipëria dhe duke kryer një precedent të pandodhur asnjëherë më parë, e përgënjeshtroi zërin me shkrim.

Deputeti demokrat u bëri thirrje mbështetësve t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita më 6 Tetor.

Klan News