Deputeti Ervin Salianji zgjodhi të përballet me vendimin e Gjykatës dhe t’i qëndrojë deri në fund denoncimit që kishte bërë 6 vite më parë.

Pak pas orës 17:00 Salianji la Selinë e Partisë Demokratike i heshtur, pasi ishte takuar më parë kolegët deputetë dhe dha një deklaratë të shkurtër para gazetarëve.

Unë jam shprehur se do të përballem kudo që këta kërkojnë dhe në këtë pengmarrje banditeske, do ta bëj betejën aty. Beteja do të jetë një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët.”

Me makinën e tij, i shoqëruar nga dy persona ai ju drejtua Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Aty gjeti demokratët për të cilët tha se kishte sakrifikuar aq shumë. Ndërsa një mesazh e pati edhe për qytetarët shqiptarë.

Në përballje me regjimin, secili merr kostot e tij. Unë e di se shumë prej miqve që janë mbledhur këtu në mënyrë rastësore apo shumë qytetarë dhe demokratë kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme që ju bën nëpërmjet institucioneve, vjedhjeve, tatimeve, policisë, nëpërmjet varfërisë që ka mbjellë kudo dhe nëpërmjet banditëve që ka mbjellë kudo. Ne do i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë!”

Në drejtorinë e Policisë ishin marrë të gjitha masat për shoqërimin e tij në institucionin e vuajtes së dënimit.

Para se të mbyllte ditën e ngarkuar të kësaj të premteje, ai përshëndeti nga dyert e Policisë demokratët që e inkurajuan dhe mbështetën në rrugëtimin e tij politik.

Klan News