Shqipëria nuk zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Norvegjisë, një kundërshtar që na shërben shumë për të testuar si sulmin edhe mbrojtjen. Ky është mendimi i ish-sulmuesit të Kombëtares, Hamdi Salihi.

“Nuk ishte ndeshje mirë, sepse ishin disa faktorë, ndoshta edhe ato që tha trajneri, gjendja aktuale e lojtarëve. Ishte shumë e vështirë për sulmuesit Sadikun, Grezdën dhe Roshin, pasi nuk kishin mbështetjen e duhur dhe ishin shumë larg njëri-tjetrit për të kombinuar”.

Megjithatë sulmuesi i njohur i cili po vijon karrierën në Austri mendon se këto sfida do të ndihmojë Christian Panucci të njohë më mirë lojtarët dhe krijon idetë e veta.

“Për momentin u pa qartë që nuk jemi në nivelin që duhet, por është herët dhe shpresoj që kur të jenë ndeshjet zyrtare të jemi më lart dhe shumë më mirë të përgatitur”.

Kombëtarja është në një proces rinovimi ku trajneri Christian Panucci, po afron fytyra të reja në ambientin kuqezi në prag të turneve zyrtarë. Synimi final është pjesëmarrja në finalet e Euro 2020.

Tv Klan