Salinaji: Zëri i Agron Xhafës u manipulua

Salinaji: Zëri i Agron Xhafës u manipulua

15:42 09/10/2019

“Fredi Alizoti është dënuar katër herë nga gjykatat”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë publike prova të reja, që sipas tij rëndojnë ndaj procesit gjyqësor ‘Babalja’, ku u akuzua vëllai i ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj për trafik droge.

Salianji tha se mostrat e zërit të Xhafajt u manipuluan, ndërsa PD-ja ka zbuluar të tjera fakte komprometuese kundër Fredi Alizotit që ka qenë katër herë i dënuar.

Salianji publikoi po ashtu edhe disa dënime penale te Fredi Alizotit që sipas tij është kapur nga Rilindja për të mbuluar përfshirjen e vëllait të ish-ministrit Xhafaj në trafikun e drogës.

Në seancën së mërkurës, Fredi Alizoti, personi që akuzohet se luajti rolin e Agron Xhafës, u shpreh para gjykatës se ish-deputet i PD-së Salianji, i ka thënë se familjen e Albert Veliut, i njohur ndryshe si Babalja, e kanë pritur në Bruksel njerëz të Lulzim Bashës.

Gjyqi i njohur si “Babalja” u shty për shkak se informacioni i kërkuar nga gjykata nëse Albert Veliu ndodhet në burg në Belgjikë apo i lirë, nuk mbërriti në adresën e duhur. Veliu pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë pas kërkesës së prokurorëve shqiptarë.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori