Vaksina është çështja më e debatuar ditët e fundit, ku një sërë vendesh e kanë vënë me detyrim për kategori të caktuara dhe kanë aplikuar edhe një dozë të tretë për kategori të tjera.

Mjeku i njohur Kita Sallabanda tha gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se sipas informacioneve që ai disponon, javën e ardhshme, Agjencia Europiane për Ilaçet, EMA, do të aprovojë aplikimin e dozës së tretë për personat me imunitet të dobët.

“Sot qeveria spanjolle ka miratuar dozën e tretë të vaksinës për një kategori të sëmurësh që quhen imunodeprimino, ata që janë me imunitet të pakët. Sipas të dhënave që kam, javën tjetër EMA do të aprovojë dozën e tretë të vaksinës në një grup të caktuar të sëmurësh që quhen imunosufiçentë. Sipas informacioneve që kam unë EMA e aprovon për të gjitha vendet e Europës dozën e tretë për ata me imunodefiçencë”, njoftoi Kita Sallabanda. /tvklan.al