Kërkesa nga eksporti rrit çmimin e produkteve

I gjithë prodhimi i sallatës i mbjellë në sera në Myzeqe po shkon për eksport. Kjo është koha kur ky produkt del në treg dhe kërkohet më shumë forcë punëtore për ta mbledhur.

“Jemi të përhershëm këtu, punojmë përditë.”

Për prodhuesit ky ka qenë një sezon i mbarë. 1 kg sallatë e tregtojnë me 80 lekë dhe ky është një çmim i kënaqshëm. Sipas tyre puna ia ka vlejtur.

“Ka kërkesë, po shitet me 80 lekë dhe sot shkon në Çeki. Nesër kemi ngarkesën për Lituani. Ka qenë goxha vit i mbarë, prodhimi po ashtu. Kemi sipërfaqe diku te 5 hektarë.”

Prodhimi shkon kryesisht në vendet e Europës Lindore dhe në ato të rajonit.

“Është një produkt që tërhiqet nga vendet e Lindjes. Plus vendet e rajonit.”

Kërkesa është e lartë dhe prodhimi i këtij viti nuk ka mjaftuar për të përballuar nevojat e tregut.

“Mund të ishte shitur dhe më shumë këtë periudhë.”

Për shkak të temperaturave të larta dhe ditëve me diell perimet e arritën kohën e pjekjes më shpejt duke bërë që të dalin në treg më herët.

Klan News