Përbërësit:

100 gr pançetë

30 gr pomodorini

20 gr caperi

4 vezë

2 thelpinj hudhër

1 sallatë latua

1 lugë uthull

1 fileto pule

1 limon

Parmixhano

Vaj luledielli

Pak bukë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Presim në copëza të vogla fileton e pulës, e vendosim në një tas bashkë me pançetën dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj, hudhër dhe rozmarinë. Në një tenxhere me ujë vendosim pak sallatë të ziejnë për 10 sekonda, të cilën menjëherë më pas e heqim nga tenxherja e vendosim në një tas me ujë të ftohtë. Në një tjetër tenxhere vendosim vezët të ziejnë. Coptojmë me duar sallatën dhe e vendosim në një tas. Presim bukën në kubikë dhe e thekim në tigan me vaj ulliri, kripë dhe piper. Në një tjetër tigan skuqim pançetën dhe fileton e pulës. Presim përgjysmë pomodorinit.

Vendosim në një gotë mikseri, lëngun e gjysmë limonit, një vezë të plotë, një e verdhë veze, pak uthull, kripë, piper, vaj, hudhër, laperi, sallatën e zier dhe i miksojmë derisa të formohet majoneza. Të gjithë ingredientët e përgatitur i përziejmë bashkë në tasin me sallatë dhe mbi të shtojmë vezë të shtypura.

/tvklan.al