ruse

Sallatë ruse

Përbërësit:

1 vazo me majonez 400 gr

3 kastraveca turshi

3 karrota mesatare

1 patate të madhe

1 filxhan kafe me bizele (të konservuara)

1 gotë uji me fasule të ziera (të konservuara)

1 tufë me majdanoz

1 kokërr limon (lëngun)

Përgatitja:

Pasi i kemi larë e pastruar karrotat dhe patatet i vendosim për t’u zier. Do t’i lemë të ziejnë rreth 10 minuta. I provojmë mbas 10 minutave me një pirun. I lemë të ftohen dhe i presim në kubik të vegjël. Presim edhe trangujt turshi në kubik të vegjël dhe i vendosim të gjitha në një enë qelqi të madhe.

Në enën e qelqit hedhim bizelet, fasulet, majdanozin e grirë dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Hedhim majonezën, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe i përziejmë përsëri të gjitha bashkë.

Në këtë moment sallata ruse është gati.

E vendosim në frigorifer dhe në çdo kohë e keni gati për ta servirur.

Sipër mund ta zbukuroni sipas dëshirës.

 

sallate Cezar

Sallatë çezar

Përbërësit për 4 persona:

4 lugë lëng limoni

8 fileto sardeleje në vaj

80 gr. djathë parmixhano

400 gr. sallatë jeshile

80 gr. pançetë të tymosur

200 gr. bukë të thekur

3 thelbinj hudhër

2 vezë

salcë Worcester

vaj ulliri

kripë

Përgatitja:

Pastrojmë mirë e mirë sallatën duke i hapur gjethet dhe më pas i thajmë. Marrim bukën e thekur dhe i heqim koren e më pas e ndajmë në kubikë të vegjël. I vendosim në një tigan me dy lugë vaj dhe i përziejmë me gjysmën e djathit parmixhano të cilin e kemi grirë më parë.

Skuqim pançetën në një tigan derisa të jetë bërë krokante dhe më pas e thajmë me një letër kuzhine. Ziejmë vezët për rreth dy minuta, i qërojmë e më pas i vendosim në mikser sëbashku me dy fileto sardele, lëng limoni, një lugë parmixhano të grirë, pak salcë Ëorcester, hudhrën dhe piperin.

Më pas hedhim vaj dhe vazhdojmë që ta përziejmë salcën derisa të jetë krijuar një masë homogjene.

Ndajmë sallatën në pjata dhe shtojmë lart salcën, filetot e sardelve, bukën e thekur dhe parmixhanon e tepruar.

tvklan.al