“Gjatë një eventi ish-Presidenti më kërkoi të bëhesha e dashura e tij”

Aktorja e famshme latino-amerikane, ka treguar se ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe e ka ftuar të dalë me të. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj. Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe shumë karizmatik.

Sipas saj, Donald ishte treguar shumë i sjellshëm me të dhe kishin ngrënë darkë së bashku, madje në një moment kishte treguar xhentilesë, duke i ofruar xhaketën e tij për ta mbuluar. Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, por vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për t’u takuar me të. Së fundmi në një intervistë Salma është shprehur se: Ish-Presidenti Trump i kishte kërkuar të dilnin së bashku:

Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im? Ky e di që kam të dashur edhe ia thashë, më pas ai më tha se i dashuri nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të”.

Kjo nuk është hera e parë që ish-Presidenti  Donald Trump përflitet se ka flirtuar me modele apo aktore të reja. Më herët ish-Presidenti i SHBA është akuzuar nga disa gra për ngacmim seksual.

Klan News