Salvini dështon të rrëzojë qeverinë

Salvini dështon të rrëzojë qeverinë

12:00 14/08/2019

Senati shtyn me 1 javë mocionin e mosbesimit

Senati italian shtyu për të martën e 20 Gushtit votën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Xhuzepe Kontes, të kërkuar nga kreu i Lega Nord Mateo Salvini.

Ministri i Brendshëm kërkoi votim të menjëhershëm për largimin e Kontes, por shumica e senatorëve i dhanë një javë kohë kryeministrit. Shefi i kabinetit do të paraqitet më 20 Gusht përpara Dhomës së Lartë të Parlamentit për të bindur senatorët se qeveria nuk po kalon një krizë.

Vota e kësaj të marte në Senat ishte edhe prova e një aleance të re politike në Itali, asaj mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike që bashkuan votat për të çuar Salvinin në minorancë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT