Zv/Kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Evropian për të mos lejuar që 20 refugjatët të strehohen në Shqipëri.

Salvini shkroi në Twitter se

“Evropa nuk po lëviz as gishtin për t’i mirëpritur ata, megjithatë janë të indinjuar nëse dërgohen në Shqipëri pa pëlqimin e KE”.

 “Në Evropë ata nuk lëvizin një gisht për t’i mirëpritur ata, por janë të indinjuar nëse shkojnë në Shqipëri sepse “duhet të merret pëlqimi i tyre”.

Ku jemi, në një fshat pushimi? Çmenduri”!

Sipas një direktive të Bashkimit Evropian mbi të drejtën e azilit, strehimi i refugjatëve nga një shtet i tretë pa e vlerësuar më parë kërkesën për azil, është shkelje e rregullave të BE dhe ligjit ndërkombëtar.

Qeveria shqiptare shprehu gatishmërinë për strehimin e 20 emigrantëve të bllokuar prej ditësh në kushte të vështira në anijen “Diciotti” në portin e Katanias.

/tvklan.al