Samanta Karavella u bë pjesë e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të hënë. Këngëtarja u vendos përpara fëmijëve me pyetjet e tyre, të cilat herë pas here krijonin humor në studio.

Një nga pyetjet më interesante ishte ajo e Herlës. Vogëlushja e pyeti këngëtaren nëse është beqare pasi edhe daja i saj është beqar. Kjo pyetje shkaktoi të qeshura në studio, me Samantën që i tha se do të bisedojnë pas emisionit.

Herla: Samanta a je beqare se edhe unë e kam dajën tim beqar? A e do numrin e telefonit?

Samanta Karavella: Dajën?

Alketa Vejsiu: Daja apo xhaja?

Herla: Daja.

Samanta Karavella: Po hë njëherë, t’i marrim këto informacionet e para.

Alketa Vejsiu: Është daja këtu sot?

Herla: Jo

Alketa Vejsiu: Daja çfarë ke humbur sonte.

Herla: Është në Pogradec daja.

Samanta Karavella: S’ka problem. Çfarë pune bën daja?

Herla: Nuk e di.

Samanta Karavella: Sa vjeç është? Është tamam për mua?

Herla: Nuk e di sa është, por është pak i madh jo i vogël.

Samanta Karavella: S’ka problem i madh të jetë, por jo i vogël.

Alketa Vejsiu: Është simpatik?

Herla: Po, po

Samanta Karavella: Do ta flasim pas “Piter Panit”./tvklan.al