Samanta Berberi, gjimnastia shqiptare ndër më të mirat në Itali

Posta

Samanta Berberi, gjimnastia shqiptare ndër më të mirat në Itali

19:20 12/09/2019

Ajo është vetëm 8-vjeç dhe prej 2 vitesh po sfidon moshatrët e saj, duke arritur disa fitore te rëndësishme. Ajo ka spikatur në shtetin fqinj, Itali ku është vlerësuar me çmim të parë si gjimnastia më e mirë në shkollën e saj.

Ndërsa, pak  muaj më parë Samanta u bë pjesë e garës kombëtare në Romë ku u vlerësua me çmim të parë, në kategorinë me trup të lirë dhe parale, si dhe me dy çmime të 3-ta në kategorinë e pengesave. Samanta Berberi ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan së bashku me mamanë e saj Silvana Berberi nga ku tregoi më shumë detaje rreth pasionit të saj.

“Në moshën 3-vjeçare e çova Samantën në Balet sepse ka qenë ëndrra ime kur kam qenë e vogël. Por pasi vazhdoi për tre mua e la. Kur shkoi në klasën e parë, një ditë kur u kthye nga shkolla mu shpreh se dëshironte të bëhej gjimnaste. Ne nuk njihnim njeri sepse ishim të huaj, por një fqinje më tha që njihte dikë dhe më dha numrin. E dërgova Samantën dhe pas tre muajsh më thotë që vajza kishte talent. Kisha dyshimet e mia, por Samanta ia doli”, tha nëna e Samantës, Silvana.

“Mua më pëlqen shumë gjimnastika. Pralelet janë të preferuarat e mia. Unë stërvitem tre herë në javë nga 4 orë. Në stërvitje bëjmë nxemje, vrap, paralele, tërheqje”, trgoi Samanta./tvklan.al  


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT