Biznesmeni Samir Mane dhe Presidenti i “Balfin Group” ka dhuruar 1.2 milionë Euro në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit, që ka shkaktuar dhjetra të vdekur e qindra të plagosur.

Në një reagim publik, “Balfin Group” njofton se do të vazhdojë të kontribuojë çdo ditë, sikurse kanë ofruar ndihma kompanitë e këtij grupi për banorët që kanë mbetur të pastrehë.

“Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e vecantë të Presidentit Samir Mane, dhe kompanitë përkatëse të Grupit vendosën sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milione eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Përveç kësaj shume të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, i 
@spar_albania , @neptunalbania , @jumbo_albania , etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjes, e kështu me radhë, që në ditën e parë, i kanë qendruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore. Grupi Balfin bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë. Së bashku ngrihemi më të fortë”, thuhet në reagimin e Grupit Balfin.

Ndihma për banorët e prekur nga tërmeti kanë dhuruar edhe biznesmenë të tjerë nga Kosova, Shqipëria dhe shumë shqiptarë kudo në botë që janë solidarizuar me fatkeqësinë që goditi vendin tonë. /tvklan.al

View this post on Instagram

Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e vecantë të Presidentit Samir Mane, dhe kompanitë përkatëse të Grupit vendosën sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milione eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri. Përveç kësaj shume të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, si @spar_albania , @neptunalbania , @jumbo_albania , etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjes, e kështu me radhë, që në ditën e parë, i kanë qendruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore. Grupi Balfin bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë. Së bashku ngrihemi më të fortë.

A post shared by Balfin Group (@balfingroup) on