Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Televizionin Klan, Samir Mane u shpreh se shqetësimi më i madh që kanë këto kohë me stafet drejtuese, është se si të bëjnë të mundur që asnjë punonjës të mos hiqet nga puna.

Samir Mane:Në këto kohë të vështira kur kompani ka më shumë nevojë për mua, jam në kontakt të vazhdueshëm më shumë se në ditët normale të punës.

Blendi Fezviu: Sa punonjës keni në Shqipëri?

Samir Mane: Në Shqipëri diku tek 4200, në të gjithë Ballkanin rreth 5800 punonjës.

Blendi Fezviu: 4200 në Shqipëri… sa prej tyre janë në punë dhe sa prej tyre janë pushim tani prej karantinës?

Samir Mane: Biznesi ynë është shitje me pakicë… mendoj se 55% të njerëzve janë në punë, pjesa tjetër janë në shtëpi, në pamundësi për të punuar se qendra tregtare janë të mbyllura, dyqanet e pakicës janë të mbyllura, kështu që 45% e punonjësve janë në shtëpi.

Blendi Fezviu: I paguani Mane?

Samir Mane: Të gjithë janë paguar deri tani dhe shqetësimi më i madh që kemi pasur këto ditë me stafin drejtues është si të bëhet e mundur që të mos heqim asnjë punonjës nga punë në këtë kohë të vështirë që po kalojmë…

Blendi Fezviu: Rrezikon që një kompani e madhe si e juaja që për arsye të krizës, mund të mos i mbajë të gjithë punonjësit në punë?

Samir Mane: Unë mendoj se kompanitë e mëdha si dhe në të gjitha vendet e botës, janë po aq shumë të rrezikuara, për të mos thënë edhe më shumë se kompanitë e mesme e të vogla, por pa dyshim puna jonë e pritshme është si të bëjmë të mundur, dhe besoj ia kemi dalë, që të gjithë punonjësit të marrin rrogën, të mos heqim asnjë nga puna. Besoj se deri në qershor të vitit tjetër kemi mundur që me kapacitetet tona financiare për të gjithë ata që nuk punojnë, të mos largojmë njeri nga puna dhe kompania të veprojë të operojë. Natyrisht që solidariteti i madh mes kompanive që kanë mundësi për të ndihmuar kompanitë që nuk kanë mundësi, i kam parë gjatë këtyre ditëve dhe për këtë jam shumë mirënjohës…

Blendi Fezviu: Mane nëse ju pyes, kompanitë e mëdha shqiptare, sa kohë mund të rezistojnë në kushtet e një emergjencë të tillë? Kush është limiti?

Samir Mane: Varet nga kompanitë, por padyshim që ka komani që nuk mund ta mbyllin dot as prillin se të ardhurat e tyre nuk e mundësojnë, jo vetëm pagën e punonjësve, por dhe shpenzimet e tjera. Ka kompani që kanë mallra me datë skandence për një muaj, dhe këto kompani mund të falimentojnë. Mendoj që kompanitë e mëdha, varet nga industria, mund të ketë nga 1 muaj deri 5 muaj, por mund të ketë dhe kompani që rezistojnë dhe më gjatë… /tvklan.al