Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Vienë, ku u takua me kryetarin e Parlamentit të Austrisë Wolfang Sobotka dhe homologun e tij, Herbert Kickl.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Xhafaj thotë se me zyrtarët austriakë pati bisedime të frytshme për projekte të përbashkëta mes dy vendeve.

Xhafaj bëri me dije gjithashtu se në muajin Tetor në Tiranë do të mbahet Samiti i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së vendeve të BE dhe Ballkanit.

“Tirana mikpritëse e takimit të Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë të BE&Ballkanit Perëndimor, gjatë Presidencës austriake të BE-së, në Tetor 2018. Austria, ndër mbështetësit më aktiv për integrimin tonë evropian”

, shkruan ministri Fatmir Xhafaj në rrjetet sociale.

/tvklan.al