Në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës që mbahet sot në Tiranë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm fizikisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i drejtohet pjesëmarrësve të këtij samiti nëpërmjet një video-mesazhi që do të shfaqet gjatë punimeve.

Ndërkohë, mes të pranishmëve në këtë samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Kryeministri i RMV, Talat Xhaferri, si dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende./tvklan.al