Kushi: Nuk ka arsye për të ndaluar mësimin

E marta e 6 Dhjetorit nuk do të jetë pushim as për shkollat e Tiranës.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka sqaruar edhe një herë se pavarësisht Samitit Bashkimit Euriopian – Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë, mësimi do të vijojë normalisht.

“Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor”, shprehet Kushi në reagimin e vet.

Ajo gjithashtu u kërkon ndjesë nxënësve dhe mësuesve për keqinformin rreth kësaj dite.

Tv Klan