Pasagjerët të paraqiten në Rinas 4 orë para

Samiti i së martës që do të mbahet në Tiranë do të impaktojë edhe operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Aeroporti njofton se për shkak të masave të marra dhe sigurisë së shtuar, të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.

Aeroporti “Nënë Tereza”  sqaron se prezenca e tyre më herët se normalja kërkohet në mënyrë që ata mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Tv Klan