Kryeministri Edi Rama tha se samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet më 6 Dhjetor në Tiranë është vlerësim strategjik për Shqipërinë.

“Është vlerësim strategjik për Shqipërinë, nuk është stacion i zgjedhur rastësisht.  Është një stacion i zgjedhur mënyrë shumë të mirëmenduar. Ndërkohë ne  po përgatitemi për këtë samit, për   të luajtur përsëri rolin tonë, si Shqipëri, por edhe si rajon. Siç jemi përpjekur dhe besoj se e kemi luajtur prej kohësh tani, kur në tryezën e të mëdhenj të Europës jemi ulur gjithnjë si të barabartë mes të barabartëve dhe pavarësisht se jemi shumë të vetëdijshëm për rrugën që ende na duhet të bëjmë për t’u bashkuar në atë tryezë si anëtarë të barabartë mes të barabartësh, nuk jemi penguar  asnjëherë në vetëdijen tonë, por as në këtë përpjekje tonën për të qenë të drejtpërdrejtë dhe për ti thënë gjërat ashtu siç janë, pa asnjë kompleks dhe pa asnjë frikë ”, tha kryeministri.

Ai u shpreh se qeveria e tij është e vetëdijshme për rrugën që duhet për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë tha se qeveria po përgatitet për samitin BE-Ballkani Perëndimor./tvklan.al