“Siguria rajonale, me rëndësi në kontekstin e luftës në Ukrainë”

Ministrja e Jashtme e interpreton si ndryshim të strategjisë gjeopolitike që BE ka për Ballkanin Perëndimor, faktin që samiti ku krerët e këtij rajoni dhe liderit e unionit do të ulen së bashku në Tiranë.

Sipas Xhaçkës kjo qasje e re e 27 vendeve anëtare të BE duhet vlerësuar dhe në kontekstin që aktualisht kur ka një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, merr siguria rajonale.

Për ministren e Punëve të Jashtme që komentet për samitin e 6 Dhjetorit i bën nga Bukureshti ku merr pjesë ne ministerialin e kryediplomatëve të vendeve të NATO-s,  ajo çka pritet nga ky samit duhet ndarë në dy linja.

“Së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset integruese  dhe se dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektore të veçanta si: energjia apo transporti”.

Por për Xhaçkën edhe një këndvështrim tjetër, ai që liderëve të BE do t’ju jepet mundësi të provojnë mikpritjen shqiptare nuk duhet injoruar.

Tv Klan