Samiti i Egjiptit, arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Palestinës – (17 Tetor 2000)



Samiti i Egjiptit, arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Palestinës – (17 Tetor 2000)

13:36 17/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në takimin e nivelit të lartë në Egjipt, arrihet një marrëveshje zjarr pushimi, mes Izraelit dhe Palestinës. Lajmin e bëri publik për median, presidenti i SHBA Bill Klinton. Ai tha, se dokumenti i pranuar, përmban tre pika dhe parashikon fundin e dhunës, krijimin e një komisioni hetimor, mbi luftimet dhe rifillimin e procesit të paqes.

Izraelitët dhe palestinezët, ranë dakord të marrin masa konkrete për t’i dhënë fund menjëherë në territoret palestineze dhe në Izrael. Të dy palët pranuan që SHBA, së bashku me OKB, të krijojnë një komision hetimor mbi luftimet, që shkaktuan 110 të vdekur dhe afro 3500 të plagosur, që nga 28 Shtatori.

Presidenti amerikan Klinton, vendosi të ftojë palestinezët dhe izraelitët për të biseduar në SHBA pas dy javëve. Me gjithë këto përparime në tryezën e politikës së lartë, gjërat në terren duken edhe më të komplikuara. Përleshjet kanë vazhduar edhe sot midis protestuesve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora







Të ngjashme