Samiti i Egjiptit, bisedimet për Lindjen e Mesme – (17 Tetor 2000)




Samiti i Egjiptit, bisedimet për Lindjen e Mesme – (17 Tetor 2000)

15:18 17/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Izraelitet dhe palestinezët, janë shprehur pesimist, lidhur me bisedimet e paqes, pas ditës së parë të samitit të Egjiptit. Ky takim emergjent, u thirr në përpjekje për të ndaluar dhunën e dy javëve të fundit, ku kanë gjetur vdekjen mbi 100 vetë, shumica palestinez. 

Presidenti i SHBA Klinton, i ka bërë dje thirrje palëve, që të ndalojnë së fajësuari njëri-tjetrin dhe të rikthejnë besimin. Por ndërkohë që zhvilloheshin bisedimet e paqes, përleshjet në terren kanë vazhduar. Bisedimet e paqes në takimin e nivelit të lartë për Lindjen e Mesme vazhdojnë edhe sot./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  





Të ngjashme