Samiti i G7 nën hijen e “luftës tregtare”

Samiti i G7 nën hijen e “luftës tregtare”

19:20 24/08/2019

Trump paralajmëron tarifa ndaj Francës

Që në nisje të tij, Samiti i 45-të i G7 i dha shenjat e tensioneve të krijuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Paralajmërimit të presidentit Donald Trump se do të vendosë tarifa ndaj verës franceze, iu kundërpërgjigj presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha se BE do të jetë në mbrojtje të Francës.

“Luftërat tregtare na çojnë recension, ndërsa marrëveshjet tregtare i japin fuqi ekonomisë. Pa përmendur faktin se luftërat tregtare mes vendeve të G7, do të ulnin besimin tashmë të vogël mes nesh”.

Pavarësisht kërcënimeve me sanksione ndaj Francës, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij Emmanuel Macron, ku nënvizuan marrëdhëniet e mira Uashington-Paris. Do të arrijmë shumë këtë fundjavë, tha Trump për gazetarët.

Të tjera tema në tryezën e 7 liderëve janë emergjenca klimatike, si edhe kërkesa e Rusisë për t’u bërë sërish pjesë e Samitit. Mundësia e fundit e hedhur poshtë nga presidentit i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Dhjetëra organizata për mbrojtjen mjedisore janë zhvendosur në qytezën baske të Biarritzit, për të tërhequr vëmendjen e liderëve mbi ngrohjen globale.

Ky Samit i G7 do të jetë i pari për kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson. Vendet e tjera anëtare janë Gjermania, Italia, Kanadaja, Japonia. I ftuar është gjithashtu dhe Bashkimi Europian. 7 vendet më të industrializuara përbëjnë 40% të ekonomisë globale dhe 10 % të popullsisë në botë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT