Raportim Live
20:07, 16 Maj 2025

Telefonata me Trump, Meloni: Nuk kishte kuptim të merrja pjesë, Italia nuk do të çojë trupa ushtarake në Ukrainë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, sqaroi për mediat se cila ishte arsyeja pse ajo nuk ishte pjesë e bisedës telefonike mes liderëve të Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Ukrainës me presidentin amerikan Donald Trump.

Meloni u shpreh e qartë se nuk kishte kuptim që ajo të merrte pjesë në një format të tillë mes vendeve europiane për sa kohë e ka bërë të qartë se Italia nuk është e gatshme të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë.

Pavarësisht kësaj, Meloni thekson se Italia do vijojë ta mbështesë Ukrainën, njëkohësisht do të marrë pjesë edhe në tryezat e tjera. Megjithatë edhe njëherë qartësoi se për këtë nismë specifike Italia nuk ka dhënë gatishmërinë e saj… Lexo më shumë

19:44, 16 Maj 2025

Rama: Të mbrojmë edhe shpirtin e Europës, jo vetëm territorin

“Një aleancë përtej armatimit”. Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, në seancën plenare të Komunitetit Politik Europian që mori vëmendjen e shumë njerëzve.

E këtë deklaratë, ai e sqaroi më mirë gjatë një konference me gazetarët në fund të samitit…Lexo më shumë

download app
19:43, 16 Maj 2025

“Nuk u martuam sot”, çfarë tha Rama e Frederiksen për negociatat Shqipëri-BE

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shpreson që Rusia të ulet në tryezë dhe të jetë mëse serioze për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por përtej kësaj dëshire, nuk ka asgjë të re për situatën.

Në konferencën e përbashkët me homologun e saj Edi Rama, u shtrua një tjetër pyetje me interes për vendin tonë. A u diskutua sot procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE?...Lexo më shumë

19:18, 16 Maj 2025

Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës përmbyllëse të samitit të Komunitetit Politik Europian, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet në Shqipëri.

Ai theksoi se ato shprehën vullnetin e popullit shqiptar 100%. Kreu i qeverisë tha se procesi i zgjedhjeve nuk është ende si në Danimarkë, por nënvizoi se ato kanë ardhur duke u përmirësuar dhe janë në pajtim me standardet e ODIHR-it.

Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë zgjedhor i cili nuk është ende si në Danimarkë, por që është shumë më i mirë seç ishte dhe është në pajtim me standardet e OSBE-ODIHR-it në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, u shpreh Rama… Lexo më shumë

19:17, 16 Maj 2025

“Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet”, kryeministrja daneze vlerëson samitin në Tiranë

Në konferencën e përbashkët me homologen daneze, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë të sotmen “një ditë mjaft të frytshme”. Sipas Ramës, të gjithë udhëheqësit që u bënë bashkë në Tiranë janë të vendosur për të “mbajtur bashkë vlerat e parimet e shoqërive tona”.

“Pres me padurim të takohemi në Kopenhagë”- i tha ai kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen.

Ndërkohë kjo e fundit, me përshtypjet më të mira për samitin në Shqipëri, tha se prioritet i kontinentit është siguria. Frederiksen theksoi se Rusia përbën kërcënim për demokracinë e të gjitha shteteve dhe se riarmatimi i Europës është një domosdoshmëri… Lexo më shumë

17:34, 16 Maj 2025

Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana për përgjigjen ndaj Rusisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas bisedës me homologun e tij amerikan, Donald Trump, të bërë nga Tirana.

Macron thotë se refuzimi që Presidenti rus, Vladimir Putin, i bën armëpushimit tregon se nuk e dëshiron paqen, por synon të fitojë kohë duke vazhduar luftën.

Kancelari Friedrich Merz bëri me dije se nuk do të hiqet dorë nga ndihma për Ukrainën me qëllim që t’i jepet fund luftës.

Ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer, po ashtu i pranishëm me bisedën me Trump, u shpreh se nëse Rusia nuk ulet në negociata atëherë Putin duhet të përballojë pasojat… Lexo më shumë

16:38, 16 Maj 2025

Zelensky, bisedë telefonike me Trump nga Tirana

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump gjatë qëndrimit në Tiranë.

Të pranishëm në atë moment kanë qenë edhe udhëheqësit kryesorë të Europës, si presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer bashkë me homologun e tij polak, Donald Tusk.

Zelensky zbuloi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se në fokus të diskutimeve ka qenë takimi në Stamboll… Lexo më shumë

16:04, 16 Maj 2025

Rama takon kancelarin e Austrisë

Kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Austrisë, Christian Stocker. Takimi mes të dyve është kryer pas përfundimit të seancës plenare të samitit të Komunitetit Politik Europian… Lexo më shumë

14:47, 16 Maj 2025

Lufta në Ukrainë, Von Der Leyen: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve për Rusinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mori fjalën e saj nga ambientet e Shtëpisë së Europës në kryeqytet që shërben për mbledhjen e liderëve ndërkombëtare për samitin e sotëm.

E teksa ajo u cilësua nga kryeministri Edi Rama si “drejtoresha e kopshtit”, për të theksuar kështu rëndësinë e saj mes të të gjithëve, Ursula von der Leyen nuk ngurroi të përgëzonte kreun tonë të qeverisë për organizimin e samitit.

“Falemindetit shumë i dashur Edi. Faleminderit shumë që na mblodhe këtu. E jashtëzakonshme, siç ne e dimë që… Apo siç ne e njohim që ne bën”, tha ajo. Lexoni më shumë…

14:40, 16 Maj 2025

“Mbështetje të fortë Ukrainës”, Merz në Tiranë: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

Kancelari gjerman Friedrich Merz, i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, u shpreh se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të bashkëpunojnë për një Europë më të sigurt.

Merz në fjalën e tij u shpreh se tashmë është e qartë që demokracitë janë në rrezik dhe qeveritë duhet të tregojnë se janë të forta për të zgjidhur kriza si emigracioni.

“Faleminderit për të gjithë mikpritjen e ngrohtë në Tiranë. Më lejoni të them që jam i kënaqur që jam këtu dhe të kem nderin dhe mundësinë të jem me ju për herë të parë në këtë grup të shquar udhëheqësish të nderuar të Europës. Me padurim pres bashkëpunimin tonë të ngushtë, jo vetëm pse na duhet shumë, por se jemi të gatshëm për këtë...Lexo më shumë