Tashmë është zyrtare! Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në Sofje me 4 Maj 2018 për samitin me krerët e gjashtë vendeve ballkanike. Në kryeqytetin bullgar, Shqipëria mund të ketë momentin zyrtar të hapjes se negociatave me BE-në.

Mbajtja e samitit ballkanik me BE – në u konfirmua të premten në takimin mes kryeministrit Borisov dhe presidentit të këshillit evropian, Donald Tusk.

Kryeministri bullgar tha në takim se pret prespektivë të qartë dhe jo premtime boshe nga krerët e BE-së për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Borisov, Bullgaria së bashku me Greqinë, Rumaninë dhe Kroacinë do të luajnë rolin e ndërmjetësve të mëdhenj mes Brukselit dhe rajonit.

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk theksoi angazhimin e institucioneve evropiane që të avancojnë hapat konrete me shtetet e Ballkanit Perëndimor në bazë të reformave që ata do të realizojnë në praktikë.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Vladimir Lame

*Lajmet në Klan Plus mund t’i ndiqni çdo ditë në orën 20:00