Samitin e NATO-s Edi Rama duket se e ka shfrytëzuar për të biseduar nga afër me krerët e dy vendeve që i thanë jo çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Nga pamjet filmike nga Brukseli, Rama u pa të bisedojë me homologun holandez Mark Rutte. Në sallën e mbledhjeS, vëmendjen ia tërhoqi presidenti Macron.

Në Samitin e NATO-s, kryeministri Rama tha se mori vlerësime për rolin konstruktiv te qeverisë shqiptare në rajon. Në një postim në rrjetet Rama shkruan se, “

Bruksel, Samiti i NATO-s – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Mirëpo Samiti i NATO-s i mbajtur në Bruksel, nuk nisi me buzëqeshje për fuqitë kryesore të aleancës ushtarake. Shkak u bë replikat mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Presidenti Donald Tramp sulmoi ashpër Berlinin, duke e akuzuar se është totalisht i varur nga Moska.

Donald Trump, president i SHBA:

Është shumë e trishtueshme që Gjermania bën një marrëveshje të madhe për naftën dhe gazin me Rusinë. Supozohet që ne duhet t’ju mbrojmë ju nga Rusia, ndërsa Gjermania shkon e u atyre paguan miliarda e miliarda dollarë në vit”.

Përgjigja erdhi nga ministrja gjermane e mbrojtjes Ursula Fon Der Lajen, në një lidhje direkte nga Brukseli për televizionin publik gjerman.

Ursula von der Leyen, ministrja gjermane e Mbrojtjes:

“Kemi padyshim shumë çështje të pazgjidhura me Rusinë. Por në anën tjetër, duhet të mbajmë absolutisht një linjë komunikimi me vendet, aleatë apo kundërshtarë qofshin”.

Të martën Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i kujtoi Trumpit se europianët janë ndër miqtë e paktë që SHBA-të kanë, duke i bërë thirrje të ndryshojë qëndrim.

Tv Klan