Merkel: Me rëndesi për rajonin është që të pajtoheni

U zhvillua sot online Samiti i Sofjes në kuadër të procesit të Berlinit që bëri bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor me iniciativë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në samit mori pjesë nga Shqipëria, kryeministri Edi Rama ndërsa Kosova u përfaqësua me anë të kryeministrit Avdullah Hoti.

Mësohet se është rëndë dakord për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal si dhe për zhvillimin e politikave gjelbër.

Në mesazhin e saj kancelaria Merkel tha se Procesi i Berlinit është lidhur ngushtë me gjetjen e gjuhës së përbashkët për problemet mes vendeve.

I tillë është edhe kundërshtimi i Bullgarisë për gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut që mund të përbëjë problem për integrimin në BE të Shkupit.

Kryeministrat Zaev dhe Borisov kanë dalë sot së bashku në konferencë për shtyp, por nuk e kanë trajtuar këtë temë.

Tv Klan