Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka thënë se diskutimet me Rusinë janë “një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”, në fillim të samitit të tij të parë me Vladimir Putin.

Trump tha se shpresonte për një “marrëdhënie të jashtëzakonshme” kur dy presidentët u takuan në Helsinki, Finlandë. Më parë, Trump fajësoi administratat e mëparshme për tensionet SHBA-Rusi. Marrëdhëniet janë tensionuar rëndë nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 dhe nga pretendimet se Rusia e ndihmoi Trump të fitojë zgjedhjet e vitit 2016.

Disa politikanë amerikanë kërkuan që takimi të anullohej pasi 12 agjentë të inteligjencës ushtarake ruse u akuzuan të premten se kanë hakuar fushatën presidenciale të kandidates demokrate Hillary Clinton.

Por në Tëitter Trump fajësoi administrat e mëparshme për përkeqësimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe “Gjuetinë e Shtrigave”. Postimi i Trump ka të ngjarë të alarmojë këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë që janë tashmë të shqetësuar rreth rrezikut se mund t’i jepet më shumë terren udhëheqësit rus gjatë bisedimeve.

Samiti në të cilin dy drejtuesit po bisedojnë vetëm nëpërmjet përkthyesve të tyre vjen pas një situatë të trazuar në Evropë ku Trump kritikonte ashpër aleatët e vjetër të SHBA-ve mbi shpenzimet tregtare dhe ushtarake./tvklan.al