Kreu i PS, Sassoli kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe ata Ballkanit Perëndimor po e zhvillojnë në këto momente samitin e Zagrebit përmes një videokonference.

Në këtë samit të pazakontë, që zhvillohet në mesin e krizës së koronavirusit pritet të jepet drita e gjelbër për negociatat e antarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mes diskutuesve të tjerë, kreu i Parlamentit Europian David Sassoli tha se e mirëpret hapjen e negociatave për dy vendet.

Ai u shpreh se Bashkimi Europian nuk mund të presë përmbushjen e rekomandimeve nga partnerët në Ballkan, pa dhënë shembullin e vetë se i mban premtimet.

Mes liderëve që kanë folur deri më tani ishte edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve europianë, të mbajnë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tv Klan