Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim live në Facebook me qytetarët dhe gazetarët. Kreu i qeverisë po i përgjigjet pyetjeve për situatën dhe problemet e vendit tonë në vigjilje të samitit të BE-së në Tiranë.

Kujtojmë që samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 Dhjetor. Samiti do të zhvillohet në një klimë politike aspak të qetë, kjo për shkak të protestës së PD-së.

Ndërkohë nga ana tjetër, kanë nisur përgatitjet për samitin. Liderët e BE-së do të priten nga Kryeministri Edi Rama në sheshin “Italia”. Më pas seanca plenare do të zhvillohet në një prej kullave të stadiumit./tvklan.al