Zikaltërit humbasin Bastoni e Sensi kundër Real Madrid

Barazimi ndaj Sampdorias duhet të harrohet sa më shpejt të jetë e mundur në shtëpinë e Interit. Zikaltërit luajnë të mërkurën sfidën e parë të grupit në UEFA Champions League përballë Real Madrid, turne që dëshirojnë ta nisin me këmbë të mbarë.

Rezultatet e fundit e ndihmojnë për të tentuar shumë, gjithsesi organika në dispozicion të Simone Inzaghi-t ka pësuar sfumime nga transferta xhenoveze e së dielës. Shqetësimi më i madh ka të bëjë me Stefano Sensin, i cili u dëmtua në thuajse prekjen e parë të topit. Nga ekzaminimet rezultoi një ndrydhje e gjurit të tij të djathtë.

Një tjetër problem në kokën e Inzaghi është edhe ajo e Alessandro Bastoni. Qendërmbrojtësi është bashkuar me skuadrën në stërvitje, megjithatë ende nuk është rikuperuar plotësisht për të qenë në fushë nga minuta e parë. Në këtë mënyrë, Dimarco do konfirmohet sërish në treshen e mbrojtjes, falë edhe asaj paraqitje dhe goli fantastik përballë Sampdorias. Sulmi mund t’i besohet dyshes argjentinase Lautaro-Correa, gjithnjë me Edin Dzeko kandidat për një fanellë titullari.

Klan News