Zikaltrit kaluan dy herë në avantazh , por u barazuan nga vendasit në “Ferraris”

Interi barazoi ndaj Sampdorias në transfertë me rezultatin 2-2. Vetëm një pikë për zikaltrit që nuk janë më në krye të rendijtes. Kampionët në fuqi të Serisë A, të drejtuar nga Simone Inzagi, dy herë kaluan në avantazh, e u barazuan nga rivalët e tyre.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 18, pas një gjuajtje të bukur të Dimarkos. Sampdoria barazoi rezultatin në minutën e 33 me anë të Joshidës, i ndihmuar edhe nga Xheko, që devijoi topin.

Zikaltrit këmbëngulën dhe kaluan sërish në avantazh në fund të pjesës së parë me anë të Lautaro Martinezit. Por vetëm 2 minuta nga fillimi i 45 minutave të lojës, rezultati u barazua, pasi Augelo shënoi gol mjaft të bukur.

Skuadrat patën rastet e tyre në vazhdim, por rezultati ngeli i pandryshuar me Interin që 1 pikë nuk e kënaq.

Klan News