Samsung Galaxy Note 7 ka qenë në qendër të debatit muajt e fundit për shpërthimet e baterisë.

Disa ditë më parë u raportua një rast ku Note 7 mori flakë brenda një avioni. Incidenti ndodhi në linjat jugore të Baltimore për në Louisville, në Kentucky.

3929503000000578-3825286-image-a-4_1475762418313

Fotot alarmante tregojnë një pajisje të re e cila shpërthen pasi ushtrohet presion mbi baterinë e saj tërësisht të karikuar.

Testi u zhvillua në një nga laboratorët e Singaporit.

Imazhet tregojnë celularin i cili nxjerr tym pasi të shpërthejë në flakë./tvklan.al