Në një video të publikuar së fundmi tregohet modeli i ri i Samsung Galaxy Z Flip. Ai përbëhet nga dy ekrane, duke përfshirë edhe një ekran që paloset OLED 6.7 inç dhe një xham shumë të hollë, por jo plastik.

Videoja u shpërnda nga Ben Geskin, por nuk është e qartë se nga e ka origjinën dhe në të nuk tregohen shumë detaje.

Në video, shihet qartë sesi ekrani mund të mbyllet dhe më pas të kthehet sërish në një ekran të vogël njoftimesh. Njëri prej ekraneve është i vendosur në pjesën e brendshme dhe tjetri në pjesën e jashtme për të treguar kohën dhe njoftimet.

Kamera nga jashtë do të ketë dy lente, që përfshin një lente kryesore 12 MP dhe një tjetër lente të gjerë 12 MP, ndërsa lentja e brendshme do të jetë 10 MP. Telefoni mendohet se do të hidhet në treg në dy ngjyra, lejla dhe të zezë.

Samsung pritet që zyrtarisht të njoftojë modelin e ri në eventin “Unpacked”, në San Francisco, më 11 Shkurt./tvklan.al