Samsung licencon “Klani Im” edhe në 5 shtete


Samsung licencon “Klani Im” edhe në 5 shtete

16:01 27/05/2021

Tani shkarkohet edhe në SHBA, Norvegji, Danimarkë, Suedi e Belgjikë

Samsung Tizen licenson platformën “Klani Im” edhe për territoret e 5 shteteve të tjera. Prej ditës së enjte, kompania e madhe Samsung ka miratuar shkarkimin e aplikacionit tonë në televizorët e kësaj marke edhe në territorin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Norvegjisë, Danimarkës, Suedisë dhe Belgjikës.

Ky vendim u jep mundësinë të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këto shtete, të cilët përdorin televizorët Samsung Tizen në shtëpitë e tyre, ta shkarkojnë aplikacionin tonë dhe të ndjekin 25 kanalet televizive dhe 4 radiot më të rëndësishme shqiptare, pa asnjë pagesë.

Ndryshe nga televizorët Android që e ka dhënëe lejen për të gjithë botën, Samsung ka një procedurë miratimi shtet pas shteti. Me vendimin e fundit shkon në 19 numri i shteteve ku mund të shkarkohet aplikacioni Klani Im edhe në televizorët Samsung Tizen. Aktualisht, Klani Im mund të shihet edhe në televizorët Samsung në Shqipëri, Austri, Belgjikë, Gjermani, Danimarkë, Finlandë, Francë, Britani e Madhe, Irlandë, Greqi, Kroaci, Itali, Luksemburg, Mali i Zi, Maqedoni, Norvegji, Serbi, Suedi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas këtij vendimi të rëndësishëm, për numrin e shumtë të shqiptarëve që jetojnë në këto shtete, Klani Im ka aplikuar për licencim edhe për 4 shtete të tjera si Zvicër, Holandë, Spanjë dhe Slloveni.

Televizorët Samsung Tizen janë një numër i konsiderueshëm në numrin total të aparateve televizive në të gjithë botën dhe Klani Im do të vazhdojë negociatat hap pas hapi për miratimin për të gjithë shtetet e botës ku ka televizore Samsung Tizen në përdorim.

Ndërkohë Tv Klan është në përmbyllje të negociatave me kompaninë e madhe të prodhimit të televizorëve, LG, dhe pret që brenda muajit Qershor të marrë miratimin edhe nga kjo markë për mundësinë e shkarkimit të aplikacionit Klani Im.

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve që kanë shkarkuar aplikacionin Klani Im në aparatet celulare dhe në televizorë, tashme ka kaluar mbi 655 mijë. Aplikacioni Klani Im mbetet platforma më e madhe shqiptare kudo në botë dhe e vetmja që ofron programe radiotelevizive pa asnjë pagesë.

Prej dites së sotme, të gjithë shqiptarët që jetojnë në këto 19 shtete mund ta shkarkojne aplikacionin Klani Im edhe në televizorët Samsung Tizen, dhe për çdo problem mund të kontaktojnë në [email protected].

Tv Klan







Të ngjashme