Vendi me popullsinë më të vogël që arrin këtë sukses

Alessandra Perilli bëri historinë në Tokio duke i dhënë San Marinos medaljen e parë olimpike.

Me më pak se 34 mijë banorë është vendi me popullsinë më të vogël që arrin këtë sukses. Perilli meritoi medaljen e bronzit në qitje me pjatel.

33-vjeçarja kishte triumfuar më parë në shumë aktivitete ndërkombëtare, por jo në të tillë nivel. Në Rio 2016 nuk kishte arritur dot finalen.

San Marino merr pjesë rregullisht në Olimpiadë prej 1960, por nuk kishte patur sukses.

Qitja është sporti më i përfaqësuar në Lojërat Olimpike për shtetin prej 61 kilometrash katrorë, duke treguar për traditën që ka.

Tv Klan