Milani dhe Interi kanë dorëzuar projektin e përbashkët për rikonstruksionin e stadiumit “San Siro”. Bashkia e Milanos ka marrë projektin për stadiumin, i cili do të kushtojë 1.2 miliardë Euro, ndërsa do të jetë me një kapacitet prej 71 mijë e 500 vendesh.

Në dosjen e dorëzuar prej 250 faqesh, shpjegohet sesi do të transformohet zona përreth stadiumit, pas blerjes nga klubet.

“San Siro” i ndryshuar pritet të përfundojë në vitin 2031, ndërsa janë zbuluar edhe pamjet e para nga projekti.

Gjithashtu në projekt thuhet se do të jetë funksional çdo ditë të vitit, nëpërmjet shërbimeve të ndryshme që do të ofrojë. /tvklan.al