Duhet të pranojë ulje page

Pasi Ole Gunar Solskjaer e la të stërvitej më skuadrën e dytë, Alexis Sanchez ka nisur menjëherë që të mendojë për largimin e tij nga Manchester United. Drejtuesit e djajve kanë dhënë dritën jeshile që kiliani të ulet në bisedimet me klubet që janë të interesuara për të, mjafton që të lirohen nga paga stratosferike prej 500 mijë paund në javë që përfiton sulmuesi.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Sanchez duket shumë pranë firmës me Interin. Klubi zikaltër po mendon që ta marrë fillimisht në formën e huazimit për një vit. Por më parë futbollisti duhet të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës pasi në San Siro do përfitojë jo më shumë se 5 milionë euro në vit.

Në rast se palët bien dakord atëherë Interi do ketë të drejtën që ta blejë në fund të sezonit për shumën e 25 milionë eurove. Ky do të ishte një rikthim në kampionatin Italian për Sanchez pasi në të shkuarën është aktivizuar edhe me Udinezen. Tek Interi do gjente edhe ish-shokun e tij të skuadrës, Romelu Lukaku, i cili u bashkua me zikaltrit pak ditë më parë.

Kiliani u ble nga Manchester United në Janarin e vitit 2018 dhe në 32 ndeshje ka shënuar vetëm 3 gola, më pas u dëmtua dhe të gjithë këtë periudhë e kaloi në rikuperim.

Tv Klan