Bernie Sanders po shndërrohet në një kandidat të qartë të demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit. Teksa edhe pak vota mbeten për t’u numëruar nga zgjedhjet paraprake të së shtunës në Nevada, Sanders rezulton fitues me rreth 47%. Këtë herë atij i është afruar në vend të dytë, ish-zv/presidenti Joe Biden. Por rezultati për të nuk është i kënaqshëm pasi ka marrë rreth 1/3-ën e votave të Sanders-it. Pete Buttigieg që konsiderohej si një rival i fortë renditet i treti.

Analistët janë të ndarë përsa i përket parashikimit për Sanders si një kandidat të demokratëve. Disa prej tyre thonë se është ende herët për ta parë atë si kandidat. Por të tjerë shprehen se fitorja në Nevada është një ogur i rëndësishëm për garën e tij. Nevada konsiderohet një shtet i përzier si nga ana racore ashtu edhe ideologjike. 78-vjeçari ka marrë vota nga të gjitha komunitetet.

Rol ka luajtur mesa duket mesazhi për drejtësi sociale dhe ekonomike, çka ka qenë edhe kryetemë e fushatës së tij elektorale. Ndër pikat më të rëndësishme ka qenë edhe projekti për një sistem shëndetësor gjithëpërfshirës për amerikanët. Zgjedhjet e radhës janë në 29 Shkurt në Nevada, por vendimtar për pozitën e tij në krye të pretendentëve të tjerë është super e marta e 3 Marsit, kur votohet në 14 shtete federale.

Tv Klan