Chelsea pësoi 150 milionë dollarë humbje në sezonin 2021-2022

Sanksionet ndaj Roman Abramovich kanë shkaktuar humbje të mëdha për arkat e Chelsea. “Blutë e londrës” raportojnë për 150 milionë dollarë humbje në sezonin 2021-2022 për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme dhe mungesës së të ardhurave. Londinezët nuk u lejuan të shiste bileta, duke rezultuar në një humbje të fitimeve, ndërsa shpenzimet e tyre operacionale u kufizuan gjithashtu për shkak të kufizimeve të qeverisë deri në përfundimin e shitjes në fund të Majit. Abramovich nxori në shitje klubin në fillim të Marsit të vitit të kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sanksionet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Abramovich komplikuan procesin e shitjes. Pavarësisht humbjeve në këto vite dhe sfidave operative për shkak të sanksioneve, klubi vazhdon të jetë në përputhje me rregulloret financiare të UEFA-s dhe Premier League.


Chelsea u ble nga një grup investimi i udhëhequr nga biznesmeni amerikan Todd Boehly dhe Clearlake Capital, të cilët kanë investuar më shumë se 600 milionë euro në transferimet e lojtarëve në dy periudha merkatoje.  Skuadra londineze mbetet në vendin e 10-të në Premier League dhe janë kualifikuar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku sfidojnë kampionët në fuqi, Real Madrid.

Klan News