Ekonomistët: SHBA dhe BE do të kenë humbje të mëdha në ekonomitë e tyre dhe do të shohin rritje të kostove

Sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara ndaj energjisë ruse vetëm do të përshpejtojnë inflacionin global, duke shkaktuar humbje ekonomike nga të dyja palët.

Sergey Pikin, drejtor i Fondit të Zhvillimit të Energjisë për konsulencën ruse, është shprehur se aktualisht nuk ka tepricë në tregun ndërkombëtar të naftës, çdo veprim i krijimit të pengesave për furnizimin me naftë do të çojë në një rritje të çmimit. 

“Unë mendoj se çmimi i naftës do të rritet pasi të zbatohet paketa e re e sanksioneve. Kjo do të ndikojë më së shumti në të gjithë konsumatorët globalë. Ju mund të blini naftë në një bursë, por gjithashtu ajo duhet t’i dorëzohet një fabrie të përpunimit të naftës bruto, e cila e bën logjistikën më të komplikuar dhe gjithashtu çon në çmime më të larta. E gjithë kjo krijon një përshpejtim serioz të inflacionit, të cilin e kemi vërejtur prej më shumë se një muaji”.

Pikin shtoi se çdo sanksion do të dëmtojë ekonominë e të dyja palëve.

“Europianët duan të vendosin sanksione ndaj dërgesave të naftës, duke e bërë çmimin më të lartë dhe situatën më të komplikuar. E gjithë kjo do të çojë në kosto më të larta, të cilat përfundimisht mund të çojnë në prodhim më të ulët të naftës bruto”.

Klan News