Ermal Meta rrëmben çmimin e tretë

Grupi i rrokut Maneskin janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo në Itali. Pas tij u renditën Francesca Michielin & Fedez, ndërsa vendin e tretë e fitoi këngëtari shqiptar Ermal Meta.

Megjithate Këngëtari me origjinë shqiptare siguroi vendin e parë, në fazën e parë të televotimit me këngën “Un milione di cose da dirti” dhe emri i tij përmendej në mediat italiane si fitues i Sanremo 2021.

Ermal Meta ishte konkurrent i Sanremo edhe tre vite më parë ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Në garë për të rrëmbyer çmimin e parë ishin 26 këngëtarë, të cilët interpretuan këngët e tyre gjatë pjesës së parë ku u votuan përmes televotimit. Në fund të fazës së parë, u eleminuan 23 prej tyre dhe tre dolën finale, Ermal Meta, Francesca Michielin & Fedez dhe Maneskin.

Këngëtarët që u renditën në tre vendet e para interpretuan sërish dhe vota e tre jurive hyri në lojë, për të shpallur fituesin. Përveç vendit të tretë finalist, shqiptari Ermal Meta fitoi edhe çmimin “Giancarlo Bigazzi” për muzikën më të mirë të këngës.

Klan News