Rihanna u ka bërë një dhuratë speciale të gjithë fansave të saj për Krishtlindje. Edhe pse pak herët, ajo ka publikuar disa foto të nxehta me motivacione të festave të fundvitit.

Në komentin e fotos e quan veten “Santa Riri”, teksa fansat i kanë dhënë miliona pëlqime dhe mijëra komente komplimentuese.

Topless, vetëm me të mbathura të kuqe, çorape të holla të zeza, taka të larta dhe doreza të zeza kadife e butë, këngëtarja nuk kishte si të mos merrte vëmendjen e rrjetit.

Përveç pamjes, popstarja nga Barbados përcjell edhe një mesazh trasgresiv.

“Këtë sezon duhet të jemi vajza të këqija, jo të mira”

, shkruan ajo.

Tv Klan